Thursday, October 25, 2007

Pyetsori, koh na mori.

Ja dhe pergjijget e mia te gjaaaata.

1. Ngjyra e syve? – kafe me jeshil. sy mo.
2. Makina e preferuar? - volvo cross country. me pelqen forma.
3. Me të mëngjrën a me të djathtën? - me te djathten bej me shume pune.
4. Këpucët që veshe sot? – cizme shiu, prej rrobe, leckamane.
5. Frika? - po mundohem ti reduktoj, se lista eshte e gjate, edhe nuk jane gjera te kendshme.
6. Qëllimi që do donit të arrinit këtë vit? – te behet me dokumenta partneri.
7. Mendimi i parë në mëngjes? – edhe pese minuta gjum.
8. Koha e gjumit? – varet
9. Pepsi apo Koka? – uje mix me crystal light puder (caj)
10. E dalë në grup apo dyshe? – e drejta, kur dal me shqiptare preferoj sa me pak njerez, se flasin te gjith njehershi, dhe e kam bezdi :) ne fakt kam shume gjera bezdi. po mundohem ti reduktoj.
11. Çokollatë apo vanilje? - cokollate, ketu mund te shkruaj gjate. Lindt ma gjen midene.
12. Tymos? – jo, tymos partneri sa per te dy. e kam bezdi edhe kete :)
13. Këndon? – po, (belle, mos u cudit) kendoj, dhe kur degjoj zerin tim eshte si sinjal qe duhet te ndez radion per muzike. vete nuk e kenaq veten me tingujt qe prodhoj :)
14. Ke rënë në dashuri? – poooo disa here, por nuk dua te jem ne maj te dallges se gremisem, preferoj me kembet ngulur ne toke.
15. Do të martohesh një ditë? – do doja, kam qene kondra, por keto koh nuk me tremb martesa, them se me personin qe kam ne krah, do shkonim mire.
16. A shkon mirë me prindërit? – ah, jam shkeputur nga ata fizikisht prej shume vitesh, nuk kam pasur shume strese nga kjo ane. nderkoh jam kujdesur per ta, me mirnjohje per kohen qe u kujdesen per mua.
17. I bie ndonjë vegle muzikore? – jo, por me gishtat sec ngateroj kur kam ndonje kenge ne mendje.
18. A ke tymosur muajt e fundit? – jo
19. Candy bar i preferuar? – lindt chocolate truffles (white and dark)
20. Ke dalë me ndonjë çun muajt e fundit? – kam dal dhe jam kenaqur. eshte goxha djale
21. Kur ishe e vogël...? – si gjith te tjeret, e bindur dhe jo, e qeshur dhe qaramane, e lezetshme dhe inatceshe, e forte fizikisht dhe frikacake...
22. Të kanë thënë ndonjëherë " bishtpërdredhur"? – kur isha e vogel e kisha per turp, por qe kur ika nga vendlindja, s'i pjerdh me ato shprehje...
23. Ke vjedhë ndonjëherë në dyqan? – po, njehere nje unaze plastike 5 dollareshe nga dyqani, kur isha 16 vjec, dhe sa kisha ardh ne amerike. turp... se me pa kushuriri im amerikan, edhe me dyshonte pastaj.
24. C'do bëhesh kur të rritesh? – jam accountan-teze
25. Tatuazhe? – jo i kam inat gjelperat.
26. Njeriu i famshëm i preferuar? – se mos i kemi njohur ne ta, te mire na jane dukur.
27. Skuadra e zemrës? – me italine kam qene, dhe qaja si gomare ne nje nga kampinatet e botes, edhe qe kur hengra nje shpulle te mire nga babi, erdha ne vete, nuk favorizoj me.
28. I dashuri ideal? – personi me te cilin po frekuentohem, me thene te drejten, eshte ideal per mua. humor, sgjuarsi, durim, ironik.
29. Shokët më të mirë? – jane ca njerez, qe me te vertete me kane hyre dhe u kam hyre ne zemer, dhe do i mbaj fort, e cuditshmja eshte qe kam dhene shume me shume edhe per njerez te tjere por me ata nuk u be brumi. s'di pse.
30. Beson në dashurinë me shikimin e parë? – pse jo, edhe mund te ndodhi.
31. Marka e preferuar e veshjeve? – kualiteti me ben per vete.
32. Pushimet e ëndrrave ? – vetem ose dhe dyshe, treshe e me tej, kudo, me krevat afer per nani nani.
33. Kafshë shtëpiake? – jo nuk
34. Këngëtari i preferuar? – nuk favorizoj as ne ket ane. e degjoj pothuajse cdo lloj muzike.
35. Filmi i preferuar? – ehe, aty me rri. kam shume, drejtori almodovar me pelqen goxha.
36. E ke shkrepur ndonjëherë pushkën? – jo
37. Të pëlqejnë këto pyetjet? – te thata jane, por njerezit i bejne pergjigjet interesante.
38. Të pëlqen vetja? – me pelqen fakti qe kerkoj te mesoj gjera te reja.... per te tjerat... eh.
39. Jam e varur prej? – mendjes, fatkeqsisht, por me pune, do mundohem ta shfrytezoj une ate, dhe jo anasjelltash sic ka ndodh deri me sot.
40. Pija e preferuar? – me tequilen, goldshlager and southern comfort jam ndare keq, keshtu qe pak pi, dhe nuk favorizoj.
41. Të ka vajtë mëndja skiç për njeri? – po, patjeter, torture thuaj.
42. Guxhulitesh? – pak, me raste.
43. Akullorja e preferuar? – ben & jerry cherry garcia frozen yougurt, por nuk prodhohet me.
44. A beson në Zot? – si ta themi... besoj ne esencen qe kemi secili nga ne qe eshte nje me esencen e krijuesit.
45. Përshkruaje veten me 3 fjalë. – impulsive (under construction), pishmanllie (under construction), e cilter :=), kokforte (definitely under construction).
46. Dita e preferuar e javës? – e shtuna. ohoho. nuk ka nevoj te ngrihem per pune, as sot as neser.
47. cfarë revistash lexon? – nuk jam e abonuar, por gosip revistave, ua hedh syrin ne rradhe.
48. E ëmbël apo e thartë? – kur s'te lejohen te emblat, edhe e tharta te behet e embel. dmth te emblat.
49. Marka e preferuar e çimçakizit? – trident
50. Ngjyra e flokëve? – kaf
51 Bishtin apo kokën? (e gjelit???) – kofshen
52 Soji? – pink
53 Gjatësia? – 1.70
54 Dobësia? – ata qe vuajne.
55 Pica e preferuar? – cdo lloj, pa sardele.
56 Fjalia më e shpeshtë në një sms? – hi.
57 Tipari më i mirë fizik? – buzeqeshja, mbase, por s'e shof dot shpesh.
58 Të zë makina, treni, avioni? – jo
59 Mc'Do apo Bourger King? – Mc'Do, se e kane marketingun me te fuqishem.
60Lipton Ice Tea or Nestea?- Crystal Light
61 Kafe apo kapuçino? – te gjitha e i kam xhan.
62 A truan ndonjëherë? – eee patjeter
63 Do të shkosh në Universitet? – mire do ishte, por kam pertuar mbas vales se pare.
64 Të duket vetja tërheqëse? – ne fakt, kam praktikuar te flakten, dhe kam terheq ca vemendje, por nuk me duket si metode e mire per mua.
65 A ke pirë alkool muajin fundit? – pak vere.
66 A ke marrë drogë muajin e fundit? – nuk
67 Filmi vizatimor i preferuar kur ishe kalama? – nuk kam favorizuar.
68 A ke hipur në skenë muajin e fundit? – jo
69 Sporti i preferuar? – volejbolli
70Të kanë rrahur ndonjëherë? – po or po, pickuar sidomos.
71 Si do të vdesësh? – natyrisht, pa vuajtje.
72 Piercing? – veshet, me gjilperen e thesit te komshies.
73 Ngjyra e preferuar? – nuk favorizoj
74. Pjata e preferuar? – shume e shume lloje
75. Prindërit e tu janë...? – te dashur me mua.
76. Ke kalamaj?- jo, i mirepres.
77. Ke kafshë shtëpiake?- jo
78. Aroma e preferuar? – perdor Origins, spring fever.
79. Njëherë u deha dhe...? – e nisa makinen ne anen e kundert te rruges, dhe disa here nuk mbaja mend se ku e kisha shpine (flisja me gishta) (ne fakt e kam ndryshu shpine vit per vit, nuk i ve shum faj vetes se dehur)
80. Muzika e preferuar? – muzika me sherben si backround, vetem me muzike Pop keto koh. Ka kaluar ajo koh qe falesha per muziken, sa me dramatike aq me shume bija pertok.
81. Pa çfarë s'mund të jetosh? – pa njerez te qete.
82. Stina e preferuar? – nuk favorizoj. por ngrohtesia me pelqen, por jo nxehtesia.
83. Flori apo argjend? – asje e verdhe.
84. Kush është personi i fundit që ju mori në telefon? – rrushi.
85. Si i jep makinës?- si gjyshe, keto koh.
86. Më mirë e pasur apo e famshme? – e pasur njehere.
87. Kur je mërzitur shumë....? – ah, qaj per qef tim.
88. Si e ke zilen e celit këto kohë? – koti
89. Sa e ke çuar pa gjumë? – 2 dite si gjith parafolesit.
90. Ç'do bëje me 1 milion dollarë? – me ti pasur e me te bere.
91. Ç'ju bën për të qeshur? – humor qe ka te bej me steriotipet e njerezve nga jeta e perditshme.
92. Libri i preferuar? – nuk favorizoj.
93. Çasti më i sikletshëm? – kur jam shkurtuar nga puna.
94. Gjëja e preferuar që ke? – nuk favorizoj.
95. Ke lëvizur shtëpi ndonjëherë? – nja pesembedhjete here po e po.
96. Puthje apo përqafime? – te dyja.
97. A jeni njeri emotiv? – domosdo.

9 comments:

ELAIS said...

MMM volvo cross country s'dike hic mi shoqe :))

Edhe truffles ...lere lere se me prishe mendjen. U pa puna, do shkoj ne supermarket tani, ne pothuaj mes te nates se ora 22:55. Shyqyr qe eshte nje supermarket qe eshte hapur akoma thuaj.

akullnaja said...

#39 got all my attention and sympathy!

duhet të shkruash më shpesh, shoqe!:)

belle_fleur said...

Hahah c'me kenaqe Bana! Rrofsh qe more pjese sepse vertet mesova dhe une ca gjera qe s'i dija:))

eni said...

e kisha hamendesuar tipin tend qe nga fotot e flickr dhe mund te them se hyn tek te preferuarit e mi..çik veshtire ti jap mbiemra ketij lloj tipi se ka shume..por mund te them se me pelqen e qenura jote troç dhe ftohtesia ndaj shume gjerave te lyrshme dhe te kota..
te thashe mendoj dhe shume gjera te tjera por s'jam aq e zonja sa ti shkruj te tera:)
tani te vijme ke piket:
17:cool
24: great,
26: clever
52: :)
57: :(
64: ohohohohoh :D
79:WOW
87. sa mire ..kam kohe qe nuk arrij ta bej dot kete:(

dhe siç tha dhe Akulli: duam me shume shkrime te tuat ketu..
hugs hon..

Bana said...

elais - :))) per ato Lindt, lumsi ju qe nuk ju mungon freshness.

Aklli, me vjen mire qe me kuptove me 39-en. simpatite e mia i ke pas qe ne "hello"

Belle, kur te duash merr nje luge dhe merr nga mua.

Eni, Eni, Eni, tani u kenaqa qe u futa ne detaje per veten publikisht, sepse perderisa ka persona si ty, hallall zhveshja.

ET said...

Përsa nuk e kam plotësuar për vete vetpyetsorin nuk kisha ndërmend të komentoja asnjërin por i Juaji më pëlqeu
veçanërisht shumë !

ET said...

K.L.A.T.A*
*kam lënë autokritikën tek Akvll-Naja, Bana:)

Agobooks said...

Bana, më shumë nga gjithçka ke përsëritur: nuk favorizoj! Më pëlqen qëndrimi...asnjanës dhe korrekt! :)

p.s.: Bana= Albana?

Fabio said...

just perfect ;)