Thursday, October 25, 2007

B-ja i pergjijget pyetsorit...

Ja dhe pergjijget e B-se, te cilen e njoh prej 17 vjetesh e kusur, por akoma nuk ja dija disa nga keto gjerat per veten. Rrofshin pyetsoret. B-ja jeton ne Itali, dhe nuk ka blog te sajin. E falenderoj B-ne per angazhimin per kete pyetsor, dhe per besimin qe ka tek une qe t'ia botoj ne internet :)

1. Ngjyra e syve? – kafe
2. Makina e preferuar? - jo kaq larg
3. Me të mëngjrën a me të djathtën? - ambigue pyetja, po po te jete x te shkruar me te djathten
4. Këpucët që veshe sot? – cisme, te gjata deri te gjuri me maje e me take, te zeza
5. Frika? - me duhet kohe e gjate per ti radhit
6. Qëllimi që do donit të arrinit këtë vit? – besoj se ja kam arrit
7. Mendimi i parë në mëngjes? – si do shkoje sot?
8. Koha e gjumit? – rreth ores 3 te mengjesit, ca me heret e ca me vone
9. Pepsi apo Koka? – asnje nga te dyja
10. E dalë në grup apo dyshe? – ne grup kur sta var njeri
11. Çokollatë apo vanilje? - ccccccccccokollate
12. Tymos? – jo
13. Këndon? – shpesh
14. Ke rënë në dashuri? – ca here
15. Do të martohesh një ditë? – do te me pelqente, po po sndodhi dheu do te me trese sepse ne nje fare menyre e kam provuar nje here
16. A shkon mirë me prindërit? – fale Zotit shume mire
17. I bie ndonjë vegle muzikore? – do te me pelqente pianoja, po i bie violines menderisht ne situata te ndryshme te padurueshme
18. A ke tymosur muajt e fundit? – jo
19. Candy bar i preferuar? – nuk kuptoj mire pyetjen
20. Ke dalë me ndonjë çun muajt e fundit? – po te kishit mundesi te me shikonit, vetem me nje do te ofendoja zgjuarsine dhe bukurine time
21. Kur ishe e vogël...? – banoja me gjyshrit qe tani me mengojne shume
22. Të kanë thënë ndonjëherë " bishtpërdredhur"? – ofendohem po te mos e degjoj
23. Ke vjedhë ndonjëherë në dyqan? – edhe
24. C'do bëhesh kur të rritesh? – kam kohe akoma per ta menduar...
25. Tatuazhe? – jo
26. Njeriu i famshëm i preferuar? – e kam te veshtire te zgjedh vetem nje
27. Skuadra e zemrës? – nuk jam tifoze
28. I dashuri ideal? – mashkull dhe i sinqerte(e di qe s jemi ne periudhe mrekullish po ideal me pyete)
29. Shokët më të mirë? – ruhen si uji i paket ne mes te shkretetires
30. Beson në dashurinë me shikimin e parë? – eshte intensive dhe e perjetshme deri sa zgjat...
31. Marka e preferuar e veshjeve? – mos doni edhe ato te te brendshmeve???
32. Pushimet e ëndrrave ? – edhe ne maje te malit po me shoqerine e duhur
33. Kafshë shtëpiake? – po te kem mundesi jetoj mire edhe pa
34. Këngëtari i preferuar? – jo vetem nje
35. Filmi i preferuar? – ti presento Joe Black
36. E ke shkrepur ndonjëherë pushkën? – deri tani jo, po mendoj shume shpejt
37. Të pëlqejnë këto pyetjet? – interesante
38. Të pëlqen vetja? – natyrisht, e dashuroj veten
39. Jam e varur prej? – asgjeje, me pelqejne gjerat po mesohem dhe cmesohem kur eshte e nevojshme per te mos u bere e varur prej tyre
40. Pija e preferuar? – Vera, po ajo e mira ama
41. Të ka vajtë mëndja skiç për njeri? – shume familjare ceshtja
42. Guxhulitesh? – jo
43. Akullorja e preferuar? – e vivoli-t, cdo lloj shijeje
44. A beson në Zot? – patjeter
45. Përshkruaje veten me 3 fjalë. – inteligjente, interesante e modeste kuptohet
46. Dita e preferuar e javës? – te gjitha ditet mund te jene te preferuara, varet se c ndodh ne to
47. Çfarë revistash lexon? – te modes dhe shkencore
48. E ëmbël apo e thartë? – e tharte
49. Marka e preferuar e çimçakizit? – mjafton te jete pa sheqer
50. Ngjyra e flokëve? – kafe
51. Bishtin apo kokën? (e gjelit???) – asnjeren
52. Soji? – ariane
53. Gjatësia? – 1 e 70 pa taka
54. Dobësia? – elegante
55. Pica e preferuar? – capriciosa si une
56. Fjalia më e shpeshtë në një sms? – ciao
57. Tipari më i mirë fizik? – syte megjithese te tjeret thone tjeter gje...
58. Të zë makina, treni, avioni? – po, por nuk vjell
59. Mc'Do apo Bourger King? – asnje
60. Lipton Ice Tea or Nestea?- elisir
61. Kafe apo kapuçino? – kafe, turke mundesisht
62. A truan ndonjëherë? – nuk kuptoj pyetjen
63. Do të shkosh në Universitet? – po
64. Të duket vetja tërheqëse? – po pyetje eshte kjo, po i pergjigjem kesaj poshte
65. A ke pirë alkool muajin fundit? – jo, pasi vera nuk hyn te pijet alkool-ike
66. A ke marrë drogë muajin e fundit? – jo per te bere moralisten por nuk me ka rene rasti ta perdor
67. Filmi vizatimor i preferuar kur ishe kalama? – arushi qe humbet babain
68. A ke hipur në skenë muajin e fundit? – jam ne skene cdo dite
69. Sporti i preferuar? – kalerimi
70. Të kanë rrahur ndonjëherë? – edhe ka ndodh
71. Si do të vdesësh? – ne koke e ne grope
72. Piercing? – jo
73. Ngjyra e preferuar? – e bardha ose e zeza
74. Pjata e preferuar? – frutat e detit
75. Prindërit e tu janë...? – te kuptueshem, po ne fund te fundit edhe te influenzueshem
76. Ke kalamaj?- jo per momentin
77. Ke kafshë shtëpiake?- jo
78. Aroma e preferuar? – te gjitha qe mund te te me thone dicka pasi cikjes me lekuren time
79. Njëherë u deha dhe...? – volla edhe shpirtin
80. Muzika e preferuar? – greke
81. Pa çfarë s'mund të jetosh? – pa njerez interesant
82. Stina e preferuar? – pranvera, cdo gje rilind, shpresedhenese...
83. Flori apo argjend? – platin
84. Kush është personi i fundit që ju mori në telefon? – ledi
85. Si i jep makinës?- nuk ngas qe kur kam marre patenten
86. Më mirë e pasur apo e famshme? – me aq lek sa mund te me lejoj qe te bej jeten qe dua pa patur nevojen e ndihmes se asnjerit
87. Kur je mërzitur shumë....? – kam qare, uleritur, jam cmendur e pire
88. Si e ke zilen e celit këto kohë? – greke
89. Sa e ke çuar pa gjumë? – edhe 2 dite
90. Ç'do bëje me 1 milion dollarë? – do jetoja ca kohe pa punur
91. Ç'ju bën për të qeshur? – edhe gjera te vogla
92. Libri i preferuar? – duhet ta shkruajne akoma
93. Çasti më i sikletshëm? – nuk besoj se ka ardh akoma
94. Gjëja e preferuar që ke? – me ve ne mendime me gjithe keto gjera te preferuara
95. Ke lëvizur shtëpi ndonjëherë? – sa me ka ardh shpirti ne maje te hundes
96. Puthje apo përqafime? – varet se cfare duhet te ndjeki ato, dashuri apo seks
97. A jeni njeri emotiv? – per fatkeqesine time shume

4 comments:

Krasta Krau said...

Lum si ti qe i bie violines...
Interesante pergjigjet... po cne qe kishe aq shume Frikera...Nejse mbaresi dhe te mira...

belle_fleur said...

S'me besohet qe e bere te plotesosh pyetsorin:PP Me vdiq me ate capriciosa si une. Do i them qe me ka kopju mua:))

Bana said...

Krasta, kjo shoqja eshte violiniste e shkelqyer ne koke. Frikerat ti prodhon truri mor Krasta, me shumice bile. nje sot 5 neser, edhe kur di te besh aritmetike, mbildhen shume.

Belle, me tha shoqja te te them, qe i ka origjinale pergjijget, se nuk i kish lexuar blogun tend. dhe kjo eshte e vertete.
Kapricose eshte bere trademark, dhe shoqja karene rrehat me veten e saj, dhe nuk planifikon ndryshime te metejshme :)
per vete jam under permament construction, si rruga vl-tir.

belle_fleur said...

E di e di se me tha:))